8 Shkurt 2025, 10:06
Nga N.F
Kevin Hajrulla
TIRANË- Kevin Hajrulla i cili mbeti i plagosur në fund të dhjetorit të vitit 2024 në një atentat në Vlorë ka dalë nga spitali i Traumës ku qëndroi për më shumë se një muaji. Hajrulla i shpëtoi mrekullisht atentatit ku u plagosu me 24 plumba.
I riu këmbëngul para hetuesve se nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit. Nga atentati mbeti i plagosur një shitës që ndodhej aty pranë. Pas ngjarjes autorët u larguan në drejtim te fshatit Panaja, ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur në plagosje. Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë.
I riu i plagosur është kushëri i Inez Hajrulla që njihet si një prej bosëve të krimit në Vlorë dhe dyshohet se goditja ka ardhur pikërisht prej tij. Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në 2018. Inez Hajrulla është në përplasje të forta me Bernard Sinamatin që njihet si kreu i grupit kundershtar.
Sinamatit iu vra me snajper nipi Gëzimi në janar të 2024 teksa ndodhej në ballkonin e pallatit. Në 1 vjetorin e vrasjes së tij në varreza ishte vetëm nëna e të riut, por asnjë pjesëtar tjetër pasi të dyja grupet po ruhen nga njëri- tjetri.
Javët e fundit policia e Vlorës ka sekuestruar 3 automjete të blinduara të grupit të Inez Hajrullës, ndërsa këtë të fundit nuk e ka pyetur ende. Për atentatin ndaj Kevin Hajrulla policia nuk ka të dyshuar dhe provat nuk kanë qenë të mjaftueshme për të identifikuar autorët.
atentati ndaj kevin hajrulles
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:50
N.F
Foto
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e djeshme me thikë të 29-vjeçarit, Kostika Ruko...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:30
N.F
Shqiptari
GREQI- Shqiptari Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 20...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:39
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Në zgjedhjet parlamentare garojnë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:21
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësit...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 08:51
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Mërgata e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeto...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 08:45
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka paralajmëruar ditën e sotme për një protestë në orën 17:00. Në l...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 07:50
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- “Sa kushton një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çd...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 07:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë t...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 07:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka...
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 22:56
N.F
Fasoneria
DURRËS- Bisnezi i fasonerisë, prej vitesh është një nga industritë prodhuese më fitimprureset në Shq...