Aktualitet

Plagosja e 29-vjeçarit në Korçë, policia: I riu u vetëplagos me thikë pas një sherri me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij! Ishte në gjendje të dehur

Sipas njoftimit të policisë, Ruko është vetëplagosur me thikë, pas një sherri me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.

8 Shkurt 2025, 09:50 Nga N.F
Plagosja e 29-vjeçarit në Korçë, policia: I riu u
Foto

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e djeshme me thikë të 29-vjeçarit, Kostika Ruko në Korçe. Sipas njoftimit të policisë, Ruko është vetëplagosur me thikë, pas një sherri me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.

Policia theksohet se i riu ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer aktin. Ruko dje ka deklaruar se dy persona të maskuar me kapuç e kanë sulmuar pranë Liceut në lagjen nr.2. Ai u paraqit në spital me plagë në bark dhe krahë. 

“Në vijim të informacionit paraprak  të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se: Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar  me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

plagosja e 29-vjeçarit në korçë

Sondazh

Poll