Aktualitet

Aksident në aksin “Peqin-Elbasan”/ Automjeti përfundon në oborrin e një banese, raportohet për tre të plagosur (EMRAT)

Bëhet e ditur se mjeti tip benz me drejtues 24 vjeçarin Ronaldo Shabani është bllokuar nga një automjet tjetër dhe si pasojë automjeti ka përfunduar në oborrin e një banese. 

8 Shkurt 2025, 11:18 Nga DOSJA
Aksident në aksin “Peqin-Elbasan”/ Automjeti përfundon
foto nga aksidenti

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Bëhet e ditur se mjeti tip benz me drejtues 24 vjeçarin Ronaldo Shabani është bllokuar nga një automjet tjetër dhe si pasojë automjeti ka përfunduar në oborrin e një banese. 

Gjithashtu në mjet ndodheshin Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani. Fatmirësisht të tre personat nga e njënjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga Ronaldo Shabani. 

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll