Politike

“Kryeministri s’duhet ta lërë sherrin brenda oborrit të vet”/ Fatmir Limaj: Paktin e Kurtit me Vuçiç do e kemi në tavolinë

Kreu i Nismës u ndal edhe te marrëveshja e Asociacionit, ku tha se cila do qeveri të vijë në pushtet, do të ketë në tavolinë atë dakordësim që ai e quan ‘problem’.

7 Shkurt 2025, 22:30 Nga r.ll
“Kryeministri s’duhet ta lërë sherrin brenda oborrit
fatmir limaj

TIRANË- Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, partia në koalicion me AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) e Ramush Haradinaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet e së dielës në Kosovë. 

Në një intervistë për "Top Story", Limaj është treguar i ashpër me kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij në një shtet si Kosova, duhet një kryeministër i fortë që sipas Limaj, “nuk e le sherrin brenda oborrit të vet”.

“Ne po flasim me shtetin tonë, duhet të jemi të kujdesshëm politikisht. Ne kemi qenë dikur në një situatë të pushtuar nga Serbia dhe e dimë. Kosova është e pavarur dhe duhet një kryeministër që nuk e le sherrin në oborr të vet, duhet të jetë e kujdesshme se të pushtojnë. Ne ende e kemi të varur në qafë rezolutën. Nëse një pjesë e territorit të Kosovës mund të bëhet e paqeverisshme mund të aktivizohet një mekanizëm që e kemi larguar nga 2008, ky djalë nuk e kupton këtë”-u shpreh Limaj.

Kreu i Nismës u ndal edhe te marrëveshja e Asociacionit, ku tha se cila do qeveri të vijë në pushtet, do të ketë në tavolinë atë dakordësim që ai e quan ‘problem’.

“Kosova ka një obligim të marrëveshjes Kurti-Vuçiç. Kosova ka obligime, marrëveshje që duhet të zbatohet sepse është pranuar. Është shënuar si detyrim ndërkombëtar. Që do të thotë, gjithë marrëveshja e Brukselit, dhe Ohrit qeveria do ta ketë në tavolinë, ajo marrëveshje është shumë e keqe. Është problem” -u shpreh Limaj.

fatmir limaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll