Politike

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Memli Krasniqi: Raportet e Kosovës me ndërkombëtarët janë në pikën më të ulët, Kurti ka thyer besimin e aleatëve

Kreu i PDK-së akuzoi qeverinë Kurti se ka ardhur në pushtet nëpërmjet gënjeshtrave, ndërsa shtoi se në Kosovë nuk ka pasur as rritje as pagash, as pensionesh, por vetë rritje të çmimeve.

7 Shkurt 2025, 21:08 Nga r.ll
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Memli Krasniqi: Raportet e Kosovës me
memli krasniqi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë. I ftuar në "Top Story", Krasniqi u pyet për asyet prej të cilave PDK-ja ka humbur numrin e mandateve ndër vite. Ai tha se ngarkimin e përgjegjësisë nuk mund ta cilësojë individual, dhe sipas tij arsyet janë të ndryshme.

Kreu i PDK-së akuzoi qeverinë Kurti se ka ardhur në pushtet nëpërmjet gënjeshtrave, ndërsa shtoi se në Kosovë nuk ka pasur as rritje as pagash, as pensionesh, por vetë rritje të çmimeve. Ai tha më tej se raportet e Kosovës me ndërkombëtarët sot janë në pikën më të ulët.

Pse ka rënë numri i mandateve të PDK-së?

Memli Krasniqi:  Nuk e shoh në terma individuale ngarkimin e përgjegjësisë. PDK përvecse ka udhëhequr në qeveri ka qenë dhe në bashkëqeverisje. Ndryshimin e shoh si pozitiv por arsyet e rënies së mandateve të PDK mund të jenë të ndryshme.

Pse duhet të votohet PDK? 

Krasniqi: Vetëm Albin Kurti se ka pranuar se Kosova është mirë. Erdhi në pushtet me një gënjeshtër. Tha se Kosova ishte në gjendje të shkatërruar. Kosova do kishte qenë mirë nëse premtimet elektorale do ishin realizuar. Nuk ka pasur as rritje as pagash, as pensionesh. Ka pasur vetëm rritje çmimesh. Raportet tona me ndërkombëtarët janë në pikën më të ulët. Kosova është e sanksionuar nga BE. Kurti ka thyer edhe besimin e aleatëve ndërkombëtarë. Sot as Franca nuk funksionon pa u koordinuar me Amerikën. 

memli krasniqi

Sondazh

Poll