7 Shkurt 2025, 19:21
Nga r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar zgjatjen e afatit të ankimimit në gjykate të votuesve nga jashtë kur ata konstatojnë se nuk figurojnë në listën e zgjedhësve ose regjistrimi i tyre ka pasaktësi.
Në shkresën zyrtare të mëposhtme, e cila është dërguar në zyrën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit dhe në adresën e 9 partive parlamentare, Celibashi shprehet se afati ankimor i parashikuar në kod elektoral është i pamjaftueshëm për vajtje-ardhjen në kohë të fletës së votimit nga emigranti në KQZ.
Ai ka propozuar që nga 7 ditë para datës së zgjedhjeve në rastin e votuesve nga jashtë, të bëhet të paktën 30 ditë. Kërkesa mund të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ose online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
SHKRESA E PLOTË:
Të nderuar deputetë,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për zhvillimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, si dhe në vlerësim të takimeve konsultuese që KQZ-ja ka zhvilluar me përfaqësues të aktorëve të ndryshëm, çmoj se rregullimet e parashikuara në nenin 25, pika 8, të Kodit Zgjedhor, me shumë mundësi nuk do të gjejnë zbatim praktik.
Sipas parashikimeve të kësaj dispozite, zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7 ditë përpara datës së zgjedhjeve, kur vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi. Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën brenda 24 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë se 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.
Në vlerësimin tonë, nga përmbajtja e kësaj dispozite duket se objektivisht është e pamundur të realizohet procesi i votimit nga jashtë vendit në afatin 5-ditor të parashikuar. Nga momenti që gjykata pranon kërkesën e zgjedhësit, ngelen vetëm 5 ditë për t'i dërguar atij fletën e votimit dhe për kthimin e saj mbrapsht në KQZ.
Për sa më sipër, propozoj që kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, nëpërmjet kësaj platforme, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.
Ky ndryshim do t'i siguronte zgjedhësit nga jashtë mundësinë reale për të ushtruar të drejtën e tij përmes një procesi të thjesht dhe të aksesueshëm pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore.
Në këto rrethana, bazuar edhe në nenin 19, pika 1, shkronja "II", të Kodit Zgjedhor, ju propozoj të ndryshohet neni 25, pika 8, sipas tekstit që i bashkëlidhet kësaj shkrese.


Kjo është hera e parë që shqiptarëve u jepet mundësia të votojnë nga jashtë vendit prej vendeve ku banojnë. Jozyrtarisht mendohet se ata përbëjnë afro një të tretën e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve, dhe më parë mospjesëmarrja e tyre nga jashtë në zgjedhje figuronte në statistika si pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në votime brenda vendit.
ilirjan celibashi
c1
c2
Politike
7 Shkurt 2025, 18:40
N.F
Rama
MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:36
r.ll
ambasada e zvicres
TIRANË- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi më 31 janar se do të ndërpres&e...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:13
r.ll
edi rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Madrid ku është pyetur nëse po d&eu...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:23
N.F
Rama
MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para n...
Politike
7 Shkurt 2025, 16:19
r.ll
belinda balluku
LUSHNJE- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ishte në Lushnje ku vizitoi një prej pikave të grumbullimit prod...
Politike
7 Shkurt 2025, 15:36
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në selinë blu ditën e djeshme një delegacion...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:31
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndodhet në Washington dhe ka njoftuar përmes...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:20
E. D
Brian Mast dhe Vjosa Osmani
WASHINGTON- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington ka bërë të d...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Emigrantët e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku je...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:55
M.B
Kreshnik Radoniqi
KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrta...