7 Shkurt 2025, 20:21
Nga r.ll
albin kurti
PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosja po zhvillon tubimin e fundit elektoral në sheshin "Skënderbej" në Prishtinë. Kryeministri Albin Kurti po mban fjalën para mijëra mbështetësve që kanë mbushur sheshin. Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se me qeverisjen në këtë mandat për herë të parë Republika e Kosovës u bë shtet solidar që kujdeset për të gjithë.
Më tej kryeministri tha se me këtë qeverisje u garanta lëvizja pa viza në Europë për Kosovën dhe gjithashtu u ruajt lëvizja e kufijve në veri të vendit. Në premtimet për mandatin e ardhshëm, kreu i LVV tha se do të jepen 1 miliardë për mbështetjen e prodhimtarisë vendase dhe po ashtu 1 miliardë euro do t'i jepen ushtrisë së Kosovë. Kurti tha se në mandatin e ardhshëm do të mundësohet rritja e pagës minimale në 500 euro.
Kurti: Në këtë mandat për herë të parë Republika e Kosovës u bë shtet solidar që kujdeset për të gjithë falë kësaj qeverie. Kjo qeveri u të gjithëve mundësi të barabararta dhe nuk la askënd mbrapa. Republika e pavarur me qeverisjen tonë të mirë e bëri Kosovë shtet të shumicë që po garanton dhe të drejtat e pakicës. Me ne lëvizim pa viza në Europë dhe nuk lëviz kufiri në veri. E diela e 9 shkurtit është referendum edhe për 4 vjetet e ardhshme, prandaj është referendum për ato që do bëjmë. 1 miliardë euro për prodhimtarinë, sepse duhet të prodhojmë që të punësojmë më shumë. Duhet të ulim importet dhe ti zevendësojmë ato. Duhet të rrisim ekonominë. Kjo do shoqërohet me mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar do ta zhvendosim nga kufiri në brendi të vendosim sikurse e kanë bizneset. Do heqim taksën doganore 10% për veturat nga BE. Do ta kemi transport publik anembanë Kosovës, ku me një biletë 10 euro në muaj do lëvizin cep me cep të vendit. 1 miliardë euro për ushtrinë e Kosovës në mandatin e ardhshëm. Do të mbrojmë veten dhe vendin tonë. Në fundit të mandatit të kemi 1 mijë gra dhe vajza në ushtrinë dhe Forcat Speciale të Kosovës. 500 milionë euro në infrastrukturë rrugore, Brezovicën do ta bëjmë destinacion turistik botëror jo vetëm në dimër por dhe në verë. Më Shqipërinë kemi unifikuar abetaren që në vitin 2021. Do të punësojmë gratë sa më shumë. Do të rrisim numrin e çërdheve. Do të rrisim me 100 euro shtese pensionet e gjyshërve që kujdesen për fëmijët nga mosha 1-3 vjeç. Paga minimale mandatin e ardhshëm do ta rrisim në 500 euro. Do të themelojme Fondin e Sigurimeve Shoqërore për mbulim të pagesës të pushimit të lehonisë, prindërimit apo humbjes së vendeve të punës. Do mbështeten studentët në nevojë, në varësi të vendit ku studiojnë. Ne rrisim mundesitë për gjithë. Do kemi bursa për studentë. Në këtë mandat kemi pasur 16 mijë bursa me 15 milionë euro. Do të modernizojnë termocentralin Kosova B dhe do të rehabilitojmë termocentralin Kosova A.
alibin kurti levizja vetevendosja
Politike
7 Shkurt 2025, 19:21
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar zgjatjen e afatit të ankimimit&nbs...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:40
N.F
Rama
MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:36
r.ll
ambasada e zvicres
TIRANË- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi më 31 janar se do të ndërpres&e...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:13
r.ll
edi rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Madrid ku është pyetur nëse po d&eu...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:23
N.F
Rama
MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para n...
Politike
7 Shkurt 2025, 16:19
r.ll
belinda balluku
LUSHNJE- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ishte në Lushnje ku vizitoi një prej pikave të grumbullimit prod...
Politike
7 Shkurt 2025, 15:36
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në selinë blu ditën e djeshme një delegacion...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:31
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndodhet në Washington dhe ka njoftuar përmes...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:20
E. D
Brian Mast dhe Vjosa Osmani
WASHINGTON- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington ka bërë të d...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Emigrantët e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku je...