7 Shkurt 2025, 18:40
Nga N.F

MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”që do të mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se mbajtja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri është një sinjal i fortë besimi për përpjekjet dhe arritjet e vendit. Ai u shpreh se janë thënë shumë fjalë inkurajuese për betejën e Shqipërisë për të reformuar drejtësinë dhe ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE-së.
Sipas tij fakti që Shqipëria do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Rama tha se ky është sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar e vështirë.
Kryeminstri theksoi se Shqipëria do të bëjë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpritjen e Republikës Domenikane dhe shumë të tjerave. Ai tha se Shqipëria mund të jetë pas në shumë gjëra por pretendojmë Kupën e Botës në mikpritje.
“Sigurisht, na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE, ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë. Po, jam shumë mirënjohjes Havier dhe udhëheqjes së tij që jo vetëm erdhën por po kështu panë dhe mblodhi të gjitha informacionet objektive rreth reformës tonë shumë sfiduese por deri më tani mjaft të duartrokitur.
Jam i hapur për pyetje por më duhet të them se fakti që Shqipëria do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Po kështu, ky është sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar e vështirë por përmes partneriteve dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë të shkuarën më të keqe. Kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe të garantuar që shteti i së drejtës të jetë një mënyrë jetese.
Do të bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpritjen e Republikës Domenikane dhe shumë të tjerave. Mund të jemi pas në shumë gjëra por pretendojmë Kupën e Botës në mikpritje. Jemi të pamohueshëm në mikpritje dhe duhet ta tregojmë këtë," tha Rama.
Sa i përket turistëve spanjollë Rama u shpreh se ata janë gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri. Ai gjithashtu risolli në vemendje impaktin që shqiptarët lanë te tifozët spanjollë pas humbjes me Spanjën. Rama tha se spanjollet nuk kishin parë kurrë që pas një humbjeje tifozët kundërshtarë të duartrokisnin aq shumë sa shqiptarët pas as ndeshjeje.
“Për mikun dhe si për zotin, ne bëjmë më të mirën. Prandaj turistët spanjollë janë gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri. Siç ndodhi kur u luajt ndeshja me Spanjën dhe tifozët shqiptarë duartrokitën në fund dhe turistët spanjollë thanë nuk kemi parë që të rrihesh dhe duartrokasësh. Por nuk është fundi i botës të rrihesh nga Spanja,” shtoi ai.
rama shqipëria pret kongresin botëror të ligjit në 2027
Politike
7 Shkurt 2025, 18:36
r.ll
ambasada e zvicres
TIRANË- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi më 31 janar se do të ndërpres&e...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:13
r.ll
edi rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Madrid ku është pyetur nëse po d&eu...
Politike
7 Shkurt 2025, 18:23
N.F
Rama
MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para n...
Politike
7 Shkurt 2025, 16:19
r.ll
belinda balluku
LUSHNJE- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ishte në Lushnje ku vizitoi një prej pikave të grumbullimit prod...
Politike
7 Shkurt 2025, 15:36
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në selinë blu ditën e djeshme një delegacion...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:31
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndodhet në Washington dhe ka njoftuar përmes...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:20
E. D
Brian Mast dhe Vjosa Osmani
WASHINGTON- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington ka bërë të d...
Politike
7 Shkurt 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Emigrantët e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku je...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:55
M.B
Kreshnik Radoniqi
KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrta...
Politike
7 Shkurt 2025, 13:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se primaret nuk përjashtohen sepse ato janë me vendim statutor. Be...