Politike

Tubimi i AAK në Gjakovë, Haradinaj: Gjakova gjithmonë ka ditur të zgjedhë më të mirët, 137 për Kosovën Fituese

Haradinaj e ka shoqëruar reagimin e tij edhe me pamje nga tubimi, ndërsa shprehet se qyteti i Gjakovës do të jetë qendër e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

7 Shkurt 2025, 22:20 Nga r.ll
Tubimi i AAK në Gjakovë, Haradinaj: Gjakova gjithmonë ka ditur
pamje nga tubimi

KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimit të tubimit në Gjakovë të kësaj force politike. 

Haradinaj e ka shoqëruar reagimin e tij edhe me pamje nga tubimi, ndërsa shprehet se qyteti i Gjakovës do të jetë qendër e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Në postimin e tij, Haradinaj ka listuar edhe disa nga projektet për këtë komunë, nëse bëhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Ndër premtimet e tij ka qenë dhe rritja e rrogës mesatare në 1000 euro dhe gjithashtu shprehet se asnjë pension nuk do të jetë nën 500 euro.

POSTIMI I PLOTË: 

Gjakova gjithmonë ka ditë me i zgjedhë më të mirët – 137 për Kosovën Fituese

Gjakova do të jetë qendër e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Autostrada e Dukagjinit që lidh Prizrenin me Mitrovicën do të kalojë përmes Gjakovës, duke u bërë arteria kryesore e zhvillimit. Hekurudha Fushë Kosovë – Durrës do t’i japë Gjakovës lidhje të drejtpërdrejtë me portin më të madh të rajonit.

Zona e biznesit amerikan do ta shndërrojë Gjakovën në qendrën më të madhe shpërndarëse të rajonit. Aeroporti i Gjakovës do të hapet për fluturime komerciale, duke u bërë aeroporti i dytë i Kosovës.

Rruga Gjakovë-Klinë do të përfundohet brenda 6 muajve të parë të qeverisjes sonë. Industria prodhuese ushtarake dhe poligoni i NATO-s në brezin kufitar do ta bëjnë Gjakovën qendër të sigurisë rajonale.

Të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë nga programi ynë ekonomik. Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim. Të rinjtë do të marrin grante pa kthim për bizneset e tyre.

Paga mesatare do të jetë mbi 1000 euro dhe asnjë pension nuk do të jetë nën 500 euro. Do ta ulim çmimin e energjisë për 20% dhe do të sigurojmë furnizim pa ndërprerje.

Çlirimtarët do të marrin pension 500 euro, pa shkëputje nga puna. Do të trefishojmë subvencionet për bujqit. Me anëtarësimin direkt në NATO dhe aleancën e përhershme me Amerikën, Kosova do të jetë e sigurt dhe e zhvilluar. Më 9 shkurt, voto 137 – Voto për Kosovën Fituese!

ramush haradinaj aleanca per ardhmerine e kosoves

Sondazh

Poll