Sport

Trajneri Sylvinho & stafi teknik i Kombëtares takohen me Ardian Ismajlin në Firence...

Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firence dhe ndoqën ndeshjen Fiorentina - Inter, ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani.

7 Shkurt 2025, 12:07 Nga DOSJA

Trajneri Sylvinho & stafi teknik i Kombëtares takohen me Ardian

ITALI - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, dje ishin në Firence, ku zhvilluan një takim me futbollistin e Kombëtares, Ardian Ismajli.

Stafi teknik bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus - Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i Kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Gjatë mbrëmjes, Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firence dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina - Inter në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Trajneri Sylvinho & stafi teknik i Kombëtares takohen me Ardian

Stafi teknik kuqezi do të vazhdojë turin në Europë për të takuar dhe monitoruar futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet europiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll