Sport

Flick i emocionuar me "urinë sulmuese" të Barçës, pas fitores ndaj Valencias...

Barca e zgjati ecurinë e saj pa hnumbje në 10 ndeshje, të udhëhequr nga një “hat-trick” nga Ferran Torres, i cili hyri në vend të golashënuesit më të mirë të La Ligas dhe Champions League, Robert Lewandowski, ndërsa Flick la pushim lojtarët kryesorë.

7 Shkurt 2025, 10:59 Nga DOSJA
Flick i emocionuar me "urinë sulmuese" të

SPANJE - Barcelona shfaqi aftësinë e saj shkatërruese sulmuese në një fitore 5-0 ndaj Valencias në çerekfinalet e Kupës së Mbretit të enjten, një paraqitje dominuese për të cilën trajneri Hansi Flick tha se mishëronte atë që ai dëshiron nga ekipi i tij.

Barça e zgjati serinë e saj pa humbje në 10 ndeshje, pasi hapi epërsinë e hershme me katër gola të udhëhequr nga një “hat-trick” i Ferran Torres, i cili u fut në vend të golashënuesit më të mirë të La Ligës dhe Champions League, Robert Lewandowski, ndërsa Flick i la pushim lojtarët kryesorë të skuadrës katalanase.

“Është e mahnitshme dhe është stili që duam të luajmë”, tha Flick për TVE. “Uria që ky ekip shfaq gjithmonë pas golit të radhës dhe pastaj përsëri dhe përsëri është thjesht e jashtëzakonshme.

Ky është një ekip i ri që ka mësuar se si të luajë në harmoni dhe me ritmin që dëshironim dhe ata janë gjithmonë të fokusuar në shënimin e golave”.

Barcelona ka shënuar 109 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, një mesatare prej mbi tre gola për ndeshje dhe vetëm një gol më pak se 110 në 53 ndeshje që shënoi në të gjithë sezonin 2023-24.

Barcelona iu bashkua Real Madrid, Atletico dhe Real Sociedad në një gjysmëfinale me dy ndeshje, me shortin që do të hidhet të mërkurën.

“Ishte një rezultat i mrekullueshëm që ishte shumë i rëndësishëm për ne, jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra, - tha Flick pas ndeshjes. - Ata ishin të përqendruar që në fillim, duke krijuar raste dhe duke qenë agresivë dhe ishte mirë që arritëm të shënonim herët, kjo na ndihmoi shumë.” 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll