Sport

Revoltë në La Liga: klubet kërkojnë sanksione ndaj Real Madridit...

Pakënaqësi e përgjithshme në mesin e klubeve të La Ligë për shkak të ankesave të Real Madridit për arbitrate e ndeshjes kundër Espanyolit.

7 Shkurt 2025, 07:30 Nga DOSJA

Revoltë në La Liga: klubet kërkojnë sanksione ndaj Real

SPANJE - Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) u takua këtë të enjte me La Ligën  dhe Komitetin Teknik të Gjyqtarëve (CTA), takim në të cilin pati përfaqësim nga klubet e Ligës me mungesë të theksuar, atë të Real Madridit. Pavarësisht se nuk mori pjesë në këtë event, klubi bardhezi ka qenë një protagonist i madh, sidomos në aspektin negativ. 

Arsyeja është se një nga pikat kryesore të ditës ishte sulmi i paprecedentë që Madridi bëri pas ndeshjes që luajti në stadiumin RCDE kundër Espanyolit. Klubi i bardhë u dëmtua rëndë nga një lëvizje specifike: ndërhyrja ndaj Mbappe nga Romero. Arbitri Muñiz Ruiz tregoi kartonin e verdhë dhe VAR nuk ndërhyri për të vlerësuar veprimin.

Pikërisht, protesta e Madridit në letrën dërguar RFEF-së dhe Këshillit Superior të Sporteve ka në fokus VAR-in, ku kërkojnë regjistrimet audio që gjyqtarët kishin në momentin e lojës. Pengesa e parë e ditës për Florentinon erdhi me refuzimin e Luis Medina Cantalejo, president i CTA, i cili shpjegoi se transmetimi i audios "nuk është përgjegjësi e tij".

Ata kërkojnë sanksione kundër Madridit…

Gjatë gjithë takimit të mëngjesit të kësaj të enjte, klubet kanë shfaqur shqetësimin e tyre për  ankesat e përsëritura të Real Madridit, duke filluar nga videot përmes televizionit të tyre zyrtar dhe duke përfunduar me letrën dërguar RFEF-së dhe CSD-së. Në tekst, Madridi e quajti mospërjashtimin e Romeros një "veprim të egër nga arbitri dhe VAR". 

Klubet kanë shpjeguar se protestat e Madridit i shohin si presion ndaj gjyqtarëve. Përveç kësaj, ata kanë kërkuar sanksione ndaj Real Madridit, kërkesë kjo që është mbështetur nga shumë përfaqësues të klubeve të pranishëm në takim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll