Sport

Për Javier Tebas, Real Madridi “bën viktimën dhe ka humbur mendjen"…

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, denoncoi të enjten qëndrimin gjithnjë e më të ashpër të Real Madridit ndaj arbitrave.

7 Shkurt 2025, 08:00 Nga DOSJA

Për Javier Tebas, Real Madridi “bën viktimën dhe ka humbur

SPANJE - Presidenti i La Ligës, Javier Tebas tha të enjten se kampionët në fuqi spanjolë, Real Madridi, po përpiqet të "bëjë viktimën" dhe e ka "humbur mendjen", pasi nisi një luftë kundër arbitrave në vend këtë javë. 

“Real Madridi dëshiron të dëmtojë kompeticionin (La Liga), jo vetëm gjyqtarët”,- tha Tebas pas një takimi midis klubeve të La Ligës, Federatës Spanjole (RFEF) dhe përfaqësuesve të Komitetit Spanjol të Arbitrave (CTA).

Gjigandi spanjol, i cili u ndje i dëmtuar gjatë humbjes së tyre ndaj Espanyol (0-1), fundjavën e kaluar, dhe nisi sulmin ndaj një sistemi "të korruptuar nga brenda", për shkak se Carlos Romeros, autor i golit të fitores për ekipin e tij në fund të ndeshjes, thjesht iu dha një karton i verdhë për një faull të rëndë në Kyan Mbappe, në vend që të ndëshkohej me karton të kuq.

Sipas shtypit spanjol, klubi madrilen më pas refuzoi të përfaqësohej në këtë takim urgjent për të përmirësuar sistemin spanjol të arbitrimit, i vënë nën presion çdo javë nga videot e Real Madrid TV që demonstronin, me prova mbështetëse, të gjitha gabimet e bëra nga arbitri i ndeshjes së tyre të mëparshme.

Në përfundim të këtij takimi, presidenti i arbitrimit në Spanjë, Luis Medina Cantalejo, sugjeroi disa masa, duke përfshirë faktin që “incizimet audio të ndërveprimeve me VAR-in të transmetohen drejtpërdrejt, me kusht që FIFA ta autorizojë atë”, sqaron federata në një njoftim për shtyp.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll