Sport

Arsenali duarbosh, pa sulmues. Nga Morata në Sesko, oferta që u bënë tym…

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta foli për situatën dhe konfirmoi se ishte një objektiv i dështuar, por siguroi se skuadra ka alternativa për të plotësuar këto mungesa…

7 Shkurt 2025, 10:00 Nga DOSJA

Arsenali duarbosh, pa sulmues. Nga Morata në Sesko, oferta që u

ANGLI - Dëmtimet e Bukayo Saka (që pritet të rikthehet në mars) dhe Gabriel Jesus, jashtë deri në fund të sezonit, e kanë vënë Arsenalin në një pikë të vështirë. Klubi anglez praktikisht ishte i detyruar të gjente një sulmues të ri në këtë merkato dimërore, por nuk u bë e mundur dhe dritarja u mbyll.

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta foli për situatën dhe konfirmoi se ishte një objektiv i dështuar, por siguroi se skuadra ka alternativa për të plotësuar këto mungesa dhe se Akademia duhet të jetë gjithashtu një zgjidhje (shih talentin e ri Nwaneri).

Por duke u gërmuar më thellë në manovrat e tregut të transferimeve të tentuara nga drejtuesit e Arsenalit, sipas asaj që u zbulua nga Daily Mail, asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj emrit të Viktor Gyokeres.

Sipas tabloidit anglez, në mesin e profileve të shqyrtuara ishin Ollie Watkins, Benjamin Sesko, ish-lojtari i Milanit, Alvaro Morata dhe gjithashtu Mathys Tel (tani në Tottenham), por me asnjërin prej tyre nuk u arrit një marrëveshje.

Watkins, para së gjithash, u mbyll nga lamtumira e Duran. Leipzig nuk e lejoi Sesko të largohej, një ish objektiv i Milanit verën e kaluar, sepse ishte e vështirë të zëvendësohej në gjysmë të sezonit.

Sa i përket francezit të ri Tel, ai u huazua nga Bayern te Spurs, me opsion blerjeje në fund të kampionatit në favor të klubit anglez. Më në fund, Morata u largua nga Milani për t'iu bashkuar Galatasarayt, një nga kthesat e kësaj merkato dimërore.

Por dëmtimet te Arsenali po shtohen. Këtë here edhe Martinelli u dëmtua në eliminimin nga Carabao Cup prej Newcastle. Duket si një problem muskulor, por ende nuk dihet saktësisht se sa kohë do të mungojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll