Sport

“Duran do udhëtojë me avion çdo ditë për të ardhur në Riad”: Lajmi i rremë mohohet!

"Të gjithë kemi dëgjuar për diçka të quajtur 'lajme të rreme', por ky është një lajm i rremë tepër qesharak!”

6 Shkurt 2025, 15:00 Nga DOSJA

“Duran do udhëtojë me avion çdo ditë për

ARABIA SAUDITE - Të besosh një lajm të tillë është vërtet absurde, por në ditët e sotme ka gjithmonë nga ata që bien brenda. Dhe kështu, Al Nassr duhej të mohonte, përmes mediave të tij sociale, një nga mashtrimet më të mëdha, të konceptuara ndonjëherë që nga ardhja e internetit.

Në orët e fundit emri i Jhon Duran është rikthyer në plan të parë për një arsye: disa “burime” siguruan se kolumbiani ka vendosur të udhëtojë 1000 kilometra me avion çdo ditë, duke harxhuar 1 orë e 20 minuta për të arritur në qendrën stërvitore të klubit të tij të ri.

Një vendim sinqerisht jo shumë i besueshëm, për shkak të zgjedhjes së lojtarit për të banuar në Bahrein dhe jo në Arabinë Saudite. Mohimi ishte i qartë dhe pothuajse i tepërt:

"Të gjithë kemi dëgjuar për diçka të quajtur 'lajme të rreme', por ky është një lajm i rremë tepër qesharak! Jemi të lumtur që klubi ynë ka këtë rëndësi. Xhon e do Riadin dhe shtëpia e tij është afër klubit dhe stadiumit. Ai është anëtari i ri i familjes sonë", tha klubi saudit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll