Sport

Trajneri Sylvinho & stafi teknik i Kombëtares, takohet me Berat Gjimshitin...

Ata ndoqën ndeshjen Atalanta - Bologna dhe u takuan me kapitenin e Kombëtare

6 Shkurt 2025, 11:58 Nga DOSJA

Trajneri Sylvinho & stafi teknik i Kombëtares, takohet me Berat

ITALI - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vazhdojnë të qëndrojnë në Itali, teksa ishin presentë në Bergamo, në stadiumin “Gewiss Stadium”, për ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta - Bologna.

Stafi teknik i Kombëtares ndoqi nga afër paraqitjen e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, dhe pas përfundimit të ndeshjes zhvilloi një takim me të.

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e sezonit me klubin e Atalantës dhe rrugëtimi i ri i Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Gjithashtu, trajneri Sylvinho dhe dy ndihmësit e tij, Doriva dhe Zabaleta, e uruan Gjimshitin për fitimin e çmimit “Lojtari i Vitit i Kombëtares” në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2024”, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Trajneri Sylvinho & stafi teknik i Kombëtares, takohet me Berat

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll