Sport

Arteta i zhgënjyer: “Tani duhet ta gëlltisim këtë humbje”...

“Ajo që mund të bëjmë është të shohim përpara”.

6 Shkurt 2025, 14:00 Nga DOSJA

Arteta i zhgënjyer: “Tani duhet ta gëlltisim këtë

ANGLI - Newcastle goditi fort në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Ligës të mërkurën, duke eliminuar Arsenalin (2-0). Në një konferencë për shtyp, trajneri i “Topçinjve” ftoi skuadrën e tij ta tresë shpejt këtë zhgënjim për të parë përpara për ngjarjet e ardhshme.

Ndër të tjera, trajneri i Arsenalit, tha: “Duhet ta gëlltisim këtë humbje, është e vështirë. Ne kishim pritshmëri të mëdha, edhe pse e dinim se sa e vështirë ishte detyra e kthimit të rezultatit që sollëm nga Londra, por nuk mund të bëjmë asgjë për momentin.

Ajo që mund të bëjmë, siç ishim në fushë pak minuta më parë, është të shohim përpara. Kjo disfatë është e dhimbshme. Por kur të jemi në Dubai (për një kamp stërvitor), do të na duhet të rimbushim bateritë dhe më pas të largohemi sepse kemi ende shumë për të luajtur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll