Sport

Flick rikthen Dani Olmo ndaj Valencias, por humbet Gavi dhe lë Ansu Fatin jashtë!...

Protokolli i FIFA-s e pengon andaluzianin, të kthehet në fushë pas tronditjes së pësuar ndaj Alavés.

6 Shkurt 2025, 13:00 Nga DOSJA

Flick rikthen Dani Olmo ndaj Valencias, por humbet Gavi dhe lë Ansu Fatin

SPANJE - Hansi Flick ka një lojtar të rëndësishëm të rikthyer në mesfushën e tij për ndeshjen e sotme në Mestalla: Dani Olmon. Ndërkombëtari është lajmi i madh në listën e të thirrurve për çerekfinalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias. Por ai nuk mund të përdorë Gavin. 

Olmo e ka kapërcyer tashmë dëmtimin e muskulit të këmbës së djathtë që pësoi më 18 janar dhe që e detyroi të humbiste gjashtë ndeshje. Mesfushori, megjithatë, nuk do të jetë titullar dhe në çdo rast do të ketë disa minuta në pjesën e dytë. 

Flick ka ende jashtë Marc Bernal, Ter Stegen, Christensen dhe Gavi për arsye mjekësore. Protokolli shëndetësor i FIFA-s e pengon trajnerin të aktivizojë andaluziani pas tronditjes që pësoi në ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Alavés.

Mesfushori u stërvit dje në fushë, por i vetëm. Ai mund të jetë në gjendje të bëjë skuadrën për ndeshjen e së dielës kundër Sevillas. Mungesa tjetër e rëndësishme nga lista është Ansu Fati. Barcelona nuk ka treguar se sulmuesi ka pësuar ndonjë dëmtim, kështu që gjithçka tregon se është një vendim teknik.

Skuadra e Barcelonës për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Valencias përbëhet nga: Cubarsi, Balde, Araujo, Inigo Martinez, Ferran, Pedri, Lewandowski, Raphinha, Inaki Pena, Pablo Torre, Fermin, Marc Casado, Pau Victor, Lamine Yamal, Dani Olmo, Frenkie de Jong, Kounde, Gerc Henc. 

Skuadra katalanase do të udhëtojë me avion drejt Valencias mëngjesin e sotëm dhe gjithashtu do të kthehet me avion pas ndeshjes, por nga Castellón. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll