Sport

Legjenda Casagrande skeptik për Neymar: “Nuk ka dashuri të sinqertë, Santosi është i vetmi klub që e dëshiron atë”...

Ish-sulmues i shquar, i cili bëri 19 ndeshje për kombëtaren braziliane, sulmon "Ney" në rubrikën e tij në UOL Esporte.

6 Shkurt 2025, 11:30 Nga DOSJA

Legjenda Casagrande skeptik për Neymar: “Nuk ka dashuri të

BRAZIL - Neymar është rikthyer te Santos dhe në sytë e të gjithë brazilianëve mbeten ende pamjet e festës së madhe të disa ditëve më parë: "U bënë gati 12 vjet që jam larguar nga Vila më e famshme në botë, por më duket si dje. Ndjenjat e mia ndaj klubit dhe tifozëve nuk kanë ndryshuar kurrë",- deklaron sulmuesi brazilian në videon në të cilën njofton rikthimin në shtëpi.

Një histori romantike që megjithatë nuk i bind të gjithë, duke filluar me legjendarin  Walter Casagrande , ish-sulmues i Corinthians, Porto, Ascoli, Torino dhe Flamengo. Casagrande, i cili bëri 19 ndeshje për kombëtaren braziliane, sulmoi "Ney" në rubrikën e tij në UOL Esporte.

"Me Neymar, situata e Santos ka ndryshuar. Vizibiliteti është rritur dhe interesat e jashtme janë rritur. Është e vërtetë: markat e mëdha janë pas klubit, numri i mbajtësve të biletave sezonale është rritur, çmimi i posterave reklamues është rritur... Realiteti, megjithatë, është shumë ndryshe.

Rreth 80% e kësaj shkon për të paguar Neymar dhe vetëm 20% shkon për Santos. E gjithë kjo bëhet për përfitimin e tij. Nuk ka dashuri të sinqertë dhe pa kushte, por Santos ishte e vetmja derë që iu hap. Santos pranoi një lojtar jashtë formës, i cili kishte pasur disa dëmtime dhe operacione në vitet e fundit, më e rënda nga të cilat ishte ajo e fundit në ligamentin kryqëzor”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll