Sport

Kroati Boban vlerëson: "Pedri është unik, më pëlqen shumë. VAR-i e shpëtoi futbollin"

Ish-krahu i djathtë e Infantinos në FIFA dhe e Ceferinit në UEFA, ishte një nga promotorët kryesorë të VAR-it dhe vazhdon të mbrojë sistemin, duke pretenduar se teknologjia e ka “shpëtuar futbollin”

6 Shkurt 2025, 12:30 Nga DOSJA

Kroati Boban vlerëson: "Pedri është unik, më

SPANJE - Pedri tani është një nga yjet e futbollit botëror. Pas një kohe të vështirë për shkak të disa dëmtimeve të shumta, mesfushori spanjol është rikthyer në një lojtar kyç për Barcelonën e Hansi Flick dhe po kalon një moment të jashtëzakonshëm të formës. Së fundmi, katalanasit ia rinovuan kontratën dhe ka shumë shprehje vlerësimi ndaj tij.

I fundit që ka shtuar lëvdata për Pedriun është legjenda e futbollit, kroati Zvonimir Boban. Në një intervistë për SER Catalunya, ai e zgjodhi atë si mesfushorin e tij të preferuar: "Pedri është unik. Ai gjithmonë merr iniciativa të mëdha, më pëlqen shumë. Është i vetmi që ka guximin të rrezikojë pak lojën e tij në mesfushë", tha ish-lojtari i Milanit.

Boban vlerësoi gjithashtu bashkëkombasin e tij Luka Modric, të cilin e quajti "një futbollist fantastik, shumë elegant", duke zbuluar gjithashtu se e kishte këshilluar në të kaluarën që të nënshkruante për Barcelonën, pa sukses.

Ish-krahu i djathtë e Infantinos në FIFA dhe e Ceferinit në UEFA, ishte një nga promotorët kryesorë të VAR-it dhe vazhdon të mbrojë sistemin, duke pretenduar se teknologjia e ka “shpëtuar futbollin” sepse gabimet e arbitrave, dhe për rrjedhojë edhe padrejtësitë, janë reduktuar ndjeshëm. Kjo është arsyeja pse ai nuk ndan qëndrimin e Real Madridit, me të cilin nuk është dakord për projektin e Superligës, të cilin e konsideron “një utopi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll