Politike

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë, është aleati ynë më i madh

Rama foli dhe për investimet, biznesin e vogël, çmimet si edhe tek infrastruktura hekurudhave.

6 Shkurt 2025, 09:05 Nga M.B
"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!"
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të disa komentueseve live në rrjetet sociale teksa foli për një sërë çështjesh. Ndër të tjera Rama foli dhe për investimet, biznesin e vogël, çmimet si edhe tek infrastruktura hekurudhave. Lidhur me biznesin e vogël, Rama tha se ka zero taksë, dhe se qeveria e ka aleatin më të madh në këtë proces.

“Janë lidhur 300 mijë kontrata të reja, investimet e reja kanë qenë të vazhdueshme, janë shumë investime që shtrihen në 29 bashki. Puna vazhdon. Krahasimet i bëjmë për të kuptuar si jemi, nëse nuk dimë si ishim...

Biznesi i vogël ka zero taksë. E kemi aleatin më të madh në këtë proces. Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni çdo biznes të vogël se si e hap derën e dyqanit, i uritur apo i ngrënë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll