Politike

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës! Bëjnë kuak-kuak-kuak...

Rama e ka cilësuar opozitën si një hudhër, që sipas tij shkon te Bashkia dhe e mbron nga syri i keq. Rama shprehet se opozita aktuale sipas tij nuk është një opozitë e mirëfilltë.

6 Shkurt 2025, 09:04 Nga B.Z
Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama foli live sot në rrjetet sociale edhe për protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas skandaleve që përfshinë Bashkinë.

Rama e ka cilësuar opozitën si një hudhër, që sipas tij shkon te Bashkia dhe e mbron nga syri i keq. Rama shprehet më tej se opozita aktuale sipas tij nuk është një opozitë e mirëfilltë.

Rama: Del një grusht njerëzish, zë rrugën dhe të tjerët duhet të presin që ata të shpërndahen. Jua thash janë bërë si hudhër atje te Bashkia e Tiranës, dhe bëjnë punën e hudhrës që tmos marin msysh. Njerëz që merren me muret, u bien mureve u bien tavolinave. Opozitë është kjo! S'ka lidhje me opozitën, s'ka lidhje me idete, me programet. Është kuak, kuak, kuak.

Sondazh

Poll