Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë! Të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID të skaduara janë votues më 11 Maj

Rama u kujtoi adresën zyrtare të KQZ-së, ku mund të regjistrohen.

6 Shkurt 2025, 08:49 Nga E. D

Zgjedhjet parlamentare/ Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve në Diasporë, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. Rama u kujtoi adresën zyrtare të KQZ-së, ku mund të regjistrohen.

Për shqiptarët e Greqisë. Mundësia është për t’u regjistruar është deri më 4 mars. Regjistrimi është i thjeshtë”, tha ai, duke komunikuar me ndjekësit  në rubrikës “Sy m’Sy”.

Rama gjithashtu u shpreh se me vendimin e datës së djeshme të gjithë emigrantët që kanë pasaporta dhe karta identiteti të skaduar mund të regjistrohen. Kryeministri theksoi se pavarësisht afatit që mund t’i ketë kaluar dokumenteve të tyre të identifikimit janë votues më 11 Maj nëse duan të regjistrohen.

Qeveria dje ka vendosur që të gjithë ata që kanë pasaporta dhe ID që u ka kaluar afati do të mund të votojnë, pra mjafton ta kenë pasaportën dhe ID, pavarësisht afatit që mund të kenë kaluar janë votues më 11 Maj nëse duan të regjistrohen”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll