Politike

"Më thonë i marr për vete të gjitha që ju marrsha të keqen!" Rama-komentuesve për turizmin: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama foli lidhur me turizmin duke thënë se është krijuar një industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë.

6 Shkurt 2025, 08:32 Nga M.B
"Më thonë i marr për vete të gjitha që ju marrsha
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur t'i përgjigjet live në rrjetet sociale komentuesve teksa ndodhej në zyrën e tij. Rama foli lidhur me turizmin duke thënë se është krijuar një industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë. Ai shtoi se është në lëvizje e tërë ekonomike duke nisur nga shërbimet dhe deri te vizitorët.

"Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë. Thënë të gjitha këto, ku shkojnë këto tani se thonë i merr për vete. Po patjetër patjetër i marr për vete, të gjitha i marr për vete që ju marrsha të keqen të gjithëve!

Është në lëvizje e tërë ekonomike, janë tërë ata që prodhojnë ushqim, janë ata që prodhojnë gjithëfarëlloj gjerash dhe janë ata që prodhojnë të gjitha shërbimet për ata 12 mln njerëz që kalojnë këtu që nuk janë normalisht të gjithë turistë që rrinë ktu etj., etj., por janë masivisht turistë që rrinë këtu", tha Rama ndër të tjera.

edi rama

Sondazh

Poll