Politike

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë të hanë' shpenzojnë 980 milion dollarë për pushime

Rama u ndal edhe tek turistët vendas, pra shqiptarët që bëjnë pushime në shqipëri ku nuk i kurseu ironitë. Rama u shpreh se në vendin tonë ku thuhet se vdes për bukë, shpenzimet e shqiptarëve arrijnë në 980 milion dollarë ose 950 milion euro.

6 Shkurt 2025, 08:29 Nga B.Z

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, zhvilloi edhe këtë të enjte, një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale ku u ndal edhe te Turizmi në vend. Rama shprehet se në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e prodhimit të përgjithshëm vjetor. Rama thotë se turizmi është një industri që prodhon mesatarisht 4.5 miliardë të ardhura në vend.

Rama u ndal edhe tek turistët vendas, pra shqiptarët që bëjnë pushime në shqipëri ku nuk i kurseu ironitë. Rama u shpreh se në vendin tonë ku thuhet se vdes për bukë, shpenzimet e shqiptarëve arrijnë në 980 milion dollarë ose 950 milion euro.

Rama: Ka pasur shumë pyetje për turizmin dhe këtu kam raportin për Shqipërinë nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimet. Në shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e prodhimit të përgjithshëm vjetoe. Punësimi që gjeneron sektori i turizmit është 21.8% dhe më tutje vazhdon raporti, në Shqipëri rritja vlerësohet 7.7% kundrejt vitit të mëparshëm dhe 47.5% kundrejt vitit 2019 para pandemisë. Punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1% krahasuar me vitin para pandemisë. Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2024 vlerësohen 4.8 miliardë dollarë ose rreth 4.5 miliardë euro të ardhura nga ata që vijnë këtu. Rritja 54.7% pra një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me vitin para pandemisë. Shpenzimet e turistëve vendas pra të shqiptarëve, të shqiptarëve që bëjnë pushime në Shqipëri këtu ku vdiset për bukë arrijnë 980 milion dollarë ose 950 milion euro i harxhojnë shqiptarët që sipas disave këtu nuk kanë bukë të hanë.

Sondazh

Poll