Aktualitet

Dhjetëra adoleshente në Korçë shantazhohen në Instagram nga një faqe anonime, publikohen çdo ditë foto dhe të dhëna të reja të vajzave

Sipas informacioneve faqja anonime poston çdo ditë emra, foto dhe video vajzash bashkë me adresat e tyre të banimit dhe të dhëna të tjera, me qëllim denigrimin e tyre.

5 Shkurt 2025, 20:09 Nga N.F
Dhjetëra adoleshente në Korçë shantazhohen në
Foto ilustruese

KORÇË- Një problem shqetësues prej ditësh ka alarmuar autoritetet në Korçë pasi vajza minorene po shantazhohen në rrjetin social Instagram nga një faqe anonime. Mësohet se prej disa ditësh vajza të moshës 14-16 vjeç shantazhohen dhe denigrohen në Instagram. Sipas informacioneve faqja anonime poston çdo ditë emra, foto dhe video vajzash bashkë me adresat e tyre të banimit dhe të dhëna të tjera, me qëllim denigrimin e tyre.

Vajzat të cilave u janë publikuar të dhënat kanë bërë kallëzim por ende autoritetet nuk kanë arritur të identifikojnë autorin ose autorët e këtij akti shqetësues. Vajzat kanë denoncaur rastet e tyre ndërsa kanë bërë me dije se ka vajza që kanë dëmtuar veten pasi iu është nxjerrë emri apo fotoja aty.Faqja krahas publikimeve, videove dhe fotove iu shkruan këtyre vajzave duke ju kërkuar foto dhe video e duke i kërcënuar se në rast se nuk iu dërgojnë, do të publikojnë të tjera që i kanë siguruar në rrugë të ndryshme.

 

 

pol instagr shantazh i vajzave ne korc

Sondazh

Poll