Politike

Rohde takim me krerët e partive politike në Kosovë: Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme!

Rohde në postimin e tij thekson se zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracinë.

5 Shkurt 2025, 16:52 Nga N.F
Rohde takim me krerët e partive politike në Kosovë: Gjermania do
Takimet

KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në një postim të publikuar së fundmi në "X" ka bërë më dihe se këto ditë ka takuar krerët e partive politike që kandidojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Rohde në postimin e tij thekson se zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracinë.

Ai ka ndarë edhe foto nga takimet me dy liderët opozitarë, atë të PDK-së Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku. Rohde shtoi se Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare


“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që kandidojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde.

rohde zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll