Politike

Samiti "Pakti i qyteteve të lira" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme, qytetet mbajnë barrën e sfidave të përditshme të njerëzve

Në samit kryebashkiakë dhe përfaqësues nga metropolet e  Europës dhe botës kanë ndarë eksperienca dhe perspektiva për zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit.

5 Shkurt 2025, 15:56 Nga r.ll
Samiti "Pakti i qyteteve të lira" në Tiranë, Rama: Kjo
edi rama

TIRANË- Sot në Tiranë është zhvilluar samiti "Pakti i qyteteve të lira", ku kryebashkiakë dhe përfaqësues nga metropolet e  Europës dhe botës kanë ndarë eksperienca dhe perspektiva për zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit.

I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij tha se Tiranë është kthyer në një platformë të arkitekturës bashkëkohore. Rama u shpreh se kjo aleancë qytetesh jo vetëm që ia vlen, por është  e dosmosdoshme.

Sipas tij qytetet mbajnë barrën e sfidave të përditshme dhe për njerëzit është shtëpia. Kjo, tha kryeministri, e bën dëshirën për të bërë gjëra të mira për qytetin të pakufizueshme.

“Është e vetmja nga të gjitha detyra publike ku kontakti dhe distanca me tjetrin është shumë e shkurtër. Padiskutim është privilegj që t’i drejtohesh nga ky pozicion këtij samiti dhe nder që të kemi këtu të pranishëm përfaqësues të shumë qyteteve. Dua të përmend eksperiencën time të parë frymëzuese për ç’ka më pas u bë pjesë e punës time, që është eksperienca në Barcelonë. Barcelona është një territor që sipas meje çdokush që merr përsipër të drejtojë një qytet apo fshat duhet ta prekë dhe ta shohë nga afër sepse është një klasë e hapur për të marrë mësime për qasjen ndaj zhvillimit urban, hapësirës publike. Kur u bëra kryetar i bashkisë, pata privilegjin që të kem disa marrëdhënie me Barcelonën dhe privilegjin që të kemi si mik të ftuar rilindasin e Barcelonës moderne që na ndikoi me filozofinë e tij që luajti rol në rilindjen e Tiranës. Nuk mund të mos e kujtoj edhe eksperiencën në Holandë, apo Amsterdam.

Kemi pasur dëshirën e madhe për të mësuar planifikimin urban. Të drejtosh dhe të punosh për një qytet ka mundësi dhe kënaqësi të veçantë sepse të jepet rasti të mësosh nga eksperienca e të tjerëve në mënyrë shumë direkte. Sfidat janë të njëjta dhe është kënaqësi për mua që Tirana të ketë mundësi të mikpresë përfaqësues të këtyre qyteteve që deri dje ishin si muzeumet e kryeveprave të artit, për piktorët e provincës. Deri shumë vite më parë nuk ka qenë e imagjinueshme që të bëheshim vend mikpritës i konferencave, apo Samiteve. Shpreh shumë respekt dhe admirim për çfarë kanë bërë kryetarët e bashkisë në Varshavë. Varshava të tregon se si për një periudhë të shkurtër mund të transformohet.

Më vjen mirë që në Tiranë mund të ofrojmë jo vetëm mikpritjen tonë që besoj i mundim, Holandezët, përveç spanjollëve. Përveç mikpritjes ofrojmë mundësinë në një qytet që sot është bërë një nga destinacionet turistike kryesore në Shqipëri.

Dua vetëm të shtojë që kjo aleancë qytetesh jo vetëm që ia vlen, por është gjithmonë dhe më e dosmosdoshme. Sepse gjithmonë qytetet sipas meje do të mbajnë barrën e sfidave të përditshme. Edhe në raste se qeveritë do të bëjnë diçka më shumë e më pak, është e pamundur të zëvendësojnë atë që bën qyteti për njerëzit. Qyteti për njerëzit është shtëpia, edhe dëshira për të bërë për të është e pakufizueshme.

Uroj shumë që përveç takimi të përbashkët, Tirana të zhvillojë takime të përbashkëta me qytete të tjera, pasi është mundësia e një eksperience jo vetëm e ndarjes së sukseseve, por dhe ndarjes së dështimeve, që të përfitojë sa më shumë. Shumë faleminderit edhe një herë, veçanërisht Barcelona dhe Amsterdami, pasi marrëdhënia me ta ka shërbyer shumë për Tiranën”, tha Rama. 

Samiti “Pakti i qyteteve të lira” është një rrjet global qytetesh, ku bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti, Berlini, Brukseli, Frankfurti, Kievi, Londra, Los Angeles, Milano, Mynihu, Parisi etj. Ky rrjet që ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive.

edi rama

Sondazh

Poll