Politike

Shtyhet seanca për dosjen “5D”, prokuroria kërkon kohë të njihet me kërkesat e paraqitura nga avokatët

5 Shkurt 2025, 14:51 Nga B.Z
Shtyhet seanca për dosjen “5D”, prokuroria kërkon
SPAK

TIRANË - Seanca gjyqësore për dosjen “5D” është shtyrë. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar kohë për t’u njohur me parashtrimet dhe kërkesat e paraqitura nga avokatët. Seanca e rradhës për fraksionin e dytë të dosjes është caktuar me datë 18 Shkurt ora 12:00.

Të pandehur për këtë dosje janë ish-drejtorët e bashkisë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Gjykimin e shkurtuar e kanë kërkuar edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Sondazh

Poll