Aktualitet

Drejt Mykonos-it me rreth 71 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në kufi 49-vjeçari, ku i kishte fshehur paratë (EMRI)

8 Janar 2020, 08:34 Nga DOSJA
Drejt Mykonos-it me rreth 71 mijë euro të padeklaruara, ndalohet

Gjirokastër- Në pikën kufitare të Kakavijës është proceduar penalisht 49-vjeçari Vasil Dhimitër Gjika, pasi tentoi të kalonte kufirin me 70.900 euro, të cilat i kishte të padeklaruara. Dosja.al mëson se rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm ai është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës. Ky i fundit është nga Saranda por banon në ishullin grek Mykonos.

Po kështu është proceduar edhe 21-vjeçari me iniciale E. X pasi tentoi të kalonte kufirin me një mjet luksoz të vjedhur.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare vijon zbatimin e masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bllokohet një tjetër mjet luksoz i vjedhur.

I sekuestrohen 70900 euro një shtetasi, i cili tentoi t’i transferonte në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Procedohen penalisht dy shtetas.

Në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në pikat doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve te imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontex-in, në dalje të RSH-së është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh.

Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndalohet 50- vjeçari në kakavijë vasil dhimitër gjika ndalohet 50- vjeçari në kakavijë vasil dhimitër gjika

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2020, 20:38

RRËSHEN– Detaje të reja janë zbuluar nga vråsja e biznesmenit Kastriot Reçi, mëngjesin e sotëm në qytetin e Rrëshenit. Mësohet se Reçi është ...