Politike

"PS-ja funksionon si një sistem diellor”/ Shpërblehet i riu që lartësoi Partinë Socialiste në Kuvendin Kombëtar, emërohet administrator i njësisë Shënkollë në Lezhë

Ernest Rakaj, kryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Gjoni, vetëm dy ditë pas fjalimit "mbrëselënës" u emërua administrator i njësisë Shënkollë në Lezhë. 

4 Shkurt 2025, 20:47 Nga Dosja.al
"PS-ja funksionon si një sistem diellor”/ Shpërblehet i riu
andon gjoni

TIRANË- Partia Socialiste ka organizuar pak ditë më parë Kuvendin Kombëtar Rinor, ku fjalimet e të rinjve socialistë i rrëmbyen vëmendjen dhe fjalimit të vetë kreut të kësja partie Edi Ramës. 

Fjalimet e tyre flisnin për arritjet e partisë dhe udhëheqësit e saj, duke premtuar se do të punojnë pa u lodhur për të çuar përpara vizionin socialist në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. Disa prej tyre e lartësuan PS-në aq sa e krahasuan me sistemin diellor. 

“Në trurin tim, PS-ja funksionon si një orbitë, si një sistem diellor, si dielli që ka gravitetin dhe sjell planetet. Dhe ne sillemi rreth diellit me gravitet”, tha një prej të rinjve. Autori i këtij mesazhi, i riu Andon Gjoni, është shpërblyer sigurisht për fjalët që kishte zgjedhur të thonte në Kuvendin e 1 shkurtit. 

Ernest Rakaj, kryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Gjoni, vetëm dy ditë pas fjalimit "mbrëselënës" u emërua administrator i njësisë Shënkollë në Lezhë. 

"Sot me Zv. Kryetaren Brikena Vuksani ne Njesine Shenkolle per ti dorezuar stafeten ne krye ne puneve ne zone Andon Gjoni! I uroj shume suksese Andonit ne detyren e re ne sherbim te nje zone te mrekullueshme dhe me njerz te jashtezakonshem", thuhet në postimin e Rakaj.

"PS-ja funksionon si një sistem diellor”/ Shpërblehet i riu
postimi i rakajt

Mesa duket vetëm kaq duhet për të marr një post në administratën shqiptare. Një lavdërim për Partinë Socialiste dhe asnjë meritë për vendin e punës që merr.

andon gjoni njesia shenkolle ne lezhe

Sondazh

Poll