Politike

Fisnik Qosja merr drejtimin e degës së PD-së në Kavajë: Ftoj qytetarët të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë të fitores

Ai vlerësoi edhe drejtimin e paaardhësit të tij, Hysen Kadiu, ku tha se ishte një drejtim i suksesshëm në një moment ndër më të vështirët në historinë e Partisë Demokratike. 

4 Shkurt 2025, 20:28 Nga r.ll

KAVAJË- Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka njoftuar se është komanduar në krye të degës së Partisë Demokratik në Kavajë.

Qosja e ka dhënë lajmin përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se kjo përgjegjësi e ngarkuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha i shton edhe më shumë pritshmëritë e rezultatit zgjedhor të Degës së Kavajës. 

Ai vlerësoi edhe drejtimin e paaardhësit të tij, Hysen Kadiu, ku tha se ishte një drejtim i suksesshëm në një moment ndër më të vështirët në historinë e Partisë Demokratike. 

Qosja tha se dorëheqja e Kadiut për t’i hapur rrugë procesit të drejtë të primareve është "një tjetër pasqyrë e këtyre vlerave të tij, që duhet të kthehen në norma në Partinë Demokratike."

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq,

Me nderim të madh kam marr detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike të Degës së Kavajës, familjes time të dytë që kur kam qenë 15 vjeç!

Kjo përgjegjësi e re e ngarkuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Prof. Dr. Sali Berisha, i shton edhe më shumë pritshmëritë e rezultatit zgjedhor të Degës së Kavajës në këtë moment vendimtar, dhe unë këtyre përgjëgjësive nuk i kam ikur asnjëherë edhe kur kam qenë fare i ri!

Ndërsa marr këtë detyrë nuk mund të rri pa përcjell një urim të veçantë për mikun tim të një jete Hysen Kadiu, nga i cili po marr stafetën e drejtimit të Degës Kavajë! Një drejtim i suksesshëm, nën shenjën e pushtetit të votës, besimit dhe fitores e mbi të gjitha marrëdhënies së drejtë e vëllazërore mes demokratëve, në një moment ndër më të vështirët në historinë e Partisë Demokratike!

Dorëheqja e tij për t’i hapur rrugë procesit të drejtë të primareve është një tjetër pasqyrë e këtyre vlerave të tij, që duhet të kthehen në norma në Partinë Demokratike!

Enit, shokut tim, i uroj me zemër çdo sukses në primare dhe sfidat e ardhshme! Djem si ai janë model suksesi dhe një krenari e Partisë Demokratike!

Sa për ta kujtuar, Partia Demokratike është autoriteti moral i vendit, institucioni i rrotacionit dhe ndryshimeve të mëdha në

Shqipëri dhe për këtë çdo demokrat e çdo qytetar që e ka mbështetur duhet të ndihet krenar!

Ftoj çdo demokrat, çdo qytetar të Kavajës që beson tek vlerat tona të bëhet pjesë e këtij rrugëtimit tonë!

Rrugëtimin e FITORES!

Është radha jonë!

fisnik qosja dega e pd ne kavaje

Sondazh

Poll