Politike

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Rama: Prej një dekade ky institucion bashkë me stafet e 12 administratave rajonale kujdesen për biodiversitetin

Rama shprehet se në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit.

4 Shkurt 2025, 17:16 Nga r.ll
10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të
pamje nga video e rames

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shënon sot 10 vite nga krijimi i saj. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama ku thotë se kjo agjenci i ka bërë krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale.

Në postimin e tij, Rama shprehet se në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit.

“Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale që kujdesen për parqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale.

Në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit, ndërsa anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimet me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara i shtojnë vlerat përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zhvillimit të qëndrueshëm.”, thuhet në postimin e Ramës.

edi rama

Sondazh

Poll