Bota

VIDEO/ Sulmi me armë terrorizoi shkollën në qytetin suedez dhe la 10 të vdekur, studentët fshihen poshtë bankave gjatë momentit të të shtënave

Policia vendase po punon për identifikimin e viktimave dhe verifikimin e numrit të saktë të personave të plagosur.

4 Shkurt 2025, 19:21 Nga r.ll
VIDEO/ Sulmi me armë terrorizoi shkollën në qytetin suedez dhe la
pamje nga shkolla

SUEDI- Suedia është tronditur ditën e sotme nga sulmi me armë në një shkollë në qytetin Orebro. Si pasojë e të shtënave 10 persona humbën jetën sipas policëve, ku mes viktimave dyshohet se është dhe autori.

Ndërkohë në rrjete sociale janë publikuar pamje dhe video nga momenti i të shtënave, ku studentët fshihen me nxitim poshtë tavolinave të shkollës. 

Policia vendase po punon për identifikimin e viktimave dhe verifikimin e numrit të saktë të personave të plagosur. Autori thuhet se ka vepruar i vetëm, por hetimi i policisë është ende në fazat paraprake. Aktualisht nuk ka asnjë motiv terrorist pas sulmit masiv me armë.

sulmi me arme ne suedi

Sondazh

Poll