Bota

Sulmi me armë në Suedi/ Policia vendase jep detaje: Kanë humbur jetën 10 persona, autori dyshohet të jetë mes viktimave

Autoritetet po punojnë për identifikimin e të vdekurve, ka thënë Roberto Eid Forest, shefi i qarkut të policisë në Örebro.

4 Shkurt 2025, 18:11 Nga r.ll
Sulmi me armë në Suedi/ Policia vendase jep detaje: Kanë humbur
konfrenca

SUEDI- Policia suedeze ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me sulmin me armë në një shkollë në Orebro. Policia ka deklaruar se rreth 10 persona kanë vdekur në sulmin e sotëm. Në deklaratën e policisë thuhet se ka dyshime se autori mund të jetë mes viktimave. 

Gjithashtu nuk besohet se ka një motiv terrorist të lidhur me sulmin, por kjo nuk është përfundimtare për momentin, shkruajnë mediat vendase. Autoritetet po punojnë për identifikimin e të vdekurve, ka thënë Roberto Eid Forest, shefi i qarkut të policisë në Örebro.

"Aktualisht jemi duke punuar për identifikimin e viktimave. Numri i përgjithshëm i të plagosurve është aktualisht i paqartë.", ka deklaruar ai.

sulmi ne suedi

Sondazh

Poll