Bota

Të shtënat me armë zjarri në Suedi, raportohet për disa të vrarë

Gjithashtu mediat e hauaj shkruajnë seautori i dyshuar ishte në mesin e të plagosurve në të shtënat armë zjarri.

4 Shkurt 2025, 17:36 Nga E. D
Të shtënat me armë zjarri në Suedi, raportohet për disa
foto ilustruese

SUEDI- Disa persona janë vrarë dhe plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Suedi. Të shtënat ndodhën në shkollën Risbergska në qytetin e Örebro, rreth 125 milje në perëndim të Stokholmit. Gjithashtu mediat e hauaj shkruajnë se autori i dyshuar ishte në mesin e të plagosurve në të shtënat me armë zjarri.

Duke folur në një konferencë shtypi disa orë pasi të shtënat filluan rreth orës 12:30 me orën lokale oficerët thanë se nuk mund të përjashtonin që dikush të ishte vrarë. Megjithatë, e përditshmja suedeze Aftonbladet dhe transmetuesit SVT dhe TV4 të gjithë raportuan se kishin informacione që sugjeronin se disa njerëz ishin vrarë, duke cituar burime anonime.

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se rreth 15 persona ishin lënduar dhe se një numër i të plagosurve ishin gjetur me plagë me armë zjarri. Policia kreu një operacion të madh në vend, ku ka disa shkolla si për fëmijë ashtu edhe për të rritur, dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës ose të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

suedi

Sondazh

Poll