Bota

El Salvador ofertë SHBA-së: Jemi të gatshëm të pranojmë kriminelë të dënuar amerikanë në megaburgun tonë, por në këmbim të një tarife

Duke iu referuar dy prej bandave më famëkeqe të krimit transnacional të rajonit, Rubio shtoi se El Salvador do të pranonte gjithashtu emigrantë të deportuar dhe kriminelë nga çdo kombësi.

4 Shkurt 2025, 18:26 Nga r.ll
El Salvador ofertë SHBA-së: Jemi të gatshëm të
foto ilustruese

SHBA- El Salvadori është ofruar të pranojë kriminelët e dëbuar nga SHBA, përfshirë ata me shtetësi amerikane, dhe t'i strehojë në megaburgun e tij. Marrëveshja u njoftua pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio u takua me Presidentin salvadorian, Nayib Bukele gjatë vizitës së tij në kombin e Amerikës Qendrore.

Bukele, qasja e hekurt e të cilit ndaj bandave i ka siguruar atij lavdërimet nga votuesit, por është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, tha se ai i kishte ofruar SHBA mundësinë për të transferuar një pjesë të sistemit të saj të burgjeve. Rubio tha se SHBA ishte thellësisht mirënjohëse ndaj Bukeles, duke shtuar se asnjë vend nuk ka bërë ndonjëherë një ofertë miqësie si kjo.

Rubio u tha gazetarëve: "Ai ka ofruar të strehojë në burgjet e tij kriminelë të rrezikshëm amerikanë në paraburgim në vendin tonë, përfshirë ata me nënshtetësi amerikane dhe rezidencë të ligjshme".

Duke iu referuar dy prej bandave më famëkeqe të krimit transnacional të rajonit, Rubio shtoi se El Salvador do të pranonte gjithashtu emigrantë të deportuar dhe kriminelë nga çdo kombësi. Bukele konfirmoi ofertën që i kishte bërë Rubio, në X, duke specifikuar se "ne jemi të gatshëm të pranojmë vetëm kriminelë të dënuar (përfshirë shtetas të dënuar amerikanë) në mega-burgun tonë (CECOT) në këmbim të një tarife".

Ai tha se "tarifa do të ishte relativisht e ulët për SHBA-në, por e rëndësishme për ne, duke e bërë të gjithë burgun tonë të qëndrueshëm".

Që kur erdhi në detyrë në vitin 2019, Bukele e ka bërë prioritet të qeverisë së tij goditjen e krimit. Burgu i sapondërtuar i sigurisë maksimale të cilit ai iu referua, Cecot [Qendra e Mbajtjes së Terrorizmit], është në qendër të përpjekjes së tij për të mbyllur dhe ndëshkuar anëtarët më të dhunshëm të bandave kriminale, shkruan BBC.

Qeveria festoi hapjen e burgut, për të cilin thotë se mund të mbajë deri në 40,000 të burgosur, duke publikuar foto dhe video të të burgosurve me kokë të rruar dhe me tatuazhe. Trajtimi i të burgosurve në Cecot, ku shumë të burgosur janë të mbyllur në çdo qeli pa dritare, është kritikuar nga grupet e të drejtave.

el salvador shba marco rubio nayib bukele

Sondazh

Poll