4 Shkurt 2025, 18:28
Nga N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Reduktimi i orëve javore të punës u miratua nga kabineti në Spanjë. Konkretisht, pas negociatave të vështira, qeveria spanjolle i dha sot dritën jeshile uljes së kohëzgjatjes javore të punës nga 40 në 37.5 orë. Ministrja e Punës, Yolanda Diaz tha se sot është një ditë historike sepse për 41 vjet kohëzgjatja ligjore e javës së punës nuk kishte ndryshuar në Spanjë.
Ajo u shpreh se reduktimi i orarit të punës do të përmirësojë produktivitetin në vend. Sipas saj është e kotë të shpenzohen orë e orë në punë kur çështja është të jesh efektiv. Teksti i miratuar sot është rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar më 20 dhjetor me dy sindikatat kryesore, UGT dhe CCOO, por jo me organizatat e punëdhënësve, të cilët kishin vendosur në mes të nëntorit të tërhiqeshin nga negociatat, pas njëmbëdhjetë muajsh të pafrytshëm takimesh.
Këta të fundit janë të shqetësuar për ndikimin e reformës në konkurrencën spanjolle. Ata argumentojnë se jo të gjithë sektorët e aktivitetit preken në mënyrë të barabartë dhe se një ulje e përgjithshme e orarit të punës mund të dobësojë disa biznese.
Një shqetësim që u hodh poshtë nga Yolanda Diaz, e cila këmbënguli për stabilitetin e ekonomisë spanjolle, e cila regjistroi një rritje prej 3.2% vitin e kaluar. Në programin e tyre të përbashkët të vulosur në tetor 2023, Sumar dhe Partia Socialiste Spanjolle (PSOE) ishin zotuar të reduktonin kohën javore të punës nga 40 në 37.5 orë deri në dhjetor 2025, pa humbur pagën.
spanje orar pune
Bota
4 Shkurt 2025, 18:26
r.ll
foto ilustruese
SHBA- El Salvadori është ofruar të pranojë kriminelët e dëbuar nga SHBA, përfshirë ata me shtet&eum...
Bota
4 Shkurt 2025, 18:35
E. D
foto ilustruese
KOSTA RIKA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet të zhvillojë takime të martën me zyrtarë të Kosta...
Bota
4 Shkurt 2025, 18:11
r.ll
konfrenca
SUEDI- Policia suedeze ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me sulmin me armë në një shkollë në...
Bota
4 Shkurt 2025, 18:14
E. D
foto ilustruese
SHBA- Tarifat e reja amerikane për mallrat kineze hynë në fuqi të martën, me Kinën që njoftoi menjë...
Bota
4 Shkurt 2025, 17:44
E. D
foto ilustruese
SUEDI- Një mësuese në shkollën Risbergska në Suedi ka përshkruar momentin kur ajo dhe nxënësit e sa...
Bota
4 Shkurt 2025, 17:30
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Bordi i Rektorit të Universitetit të Beogradit ka njoftuar ditën e sotme se ka shqyrtuar ftesën për dialog ...
Bota
4 Shkurt 2025, 17:36
E. D
foto ilustruese
SUEDI- Disa persona janë vrarë dhe plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në&nb...
Bota
4 Shkurt 2025, 17:29
E. D
Ulf Kristersson
SUEDI- Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka dhënë një deklaratë për të shtënat me armë zjarri n&...
Bota
4 Shkurt 2025, 17:19
E. D
foto ilustruese
GREQI- Mijëra banorë po largohen nga Santorini pasi qindra tërmete u regjistruan pranë ishullit grek në 48 orë...
Bota
4 Shkurt 2025, 17:14
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Një raport i Komisionit Evropian ka bërë me dije se ujërat sipërfaqësore në Evrop...