Bota

Plazhi i Kuq i Santorinit mbyllet pas rrëshqitjeve të dheut, turistët rrezikojnë jetën buzë një shkëmbi për të shkrepur një selfie (FOTO)

Ky është një nga plazhet më të famshëm të ishullit, i cili ndodhet pranë zonës arkeologjike dhe tashmë është i aksesueshëm vetëm me varkë. Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që ky plazh i veçantë mbyllet.

4 Shkurt 2025, 19:11 Nga N.F
Plazhi i Kuq i Santorinit mbyllet pas rrëshqitjeve të dheut,
Turistët

SANTORINI- Plazhi ikonik i Kuq në Santorini u mbyll për shkak të rrëshqitjeve të dheut, pasi copa shkëmbi ranë për shkak të tërmeteve të regjistruar sot në një kohë kur shqetësimi po rritet për sekuencën sizmike intensive në vend. Ky është një nga plazhet më të famshëm të ishullit, i cili ndodhet pranë zonës arkeologjike dhe tashmë është i aksesueshëm vetëm me varkë. Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që ky plazh i veçantë mbyllet.

Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat greke, dallimi në ngjyrë dallohet në shkëmbinj dhe dallohet pika ku ka ndodhur rrëshqitja e tokës. Kjo pjesë e plazhit nuk është më i aksesueshëm. Një grup turistësh kinezë, rreth 15 persona, u filmuan pasi kishin mbërritur në vendngjarje ku u ulën në buzë të shkëmbit për të bërë një fotografi.

Një banor i ishullit dhe kapiteni i varkës raportuan se deri dy ditë më parë vendi ishte normalisht i aksesueshëm. Autoritetet po punojnë që largojnë njerëzit dhe të mos rrezikojnë jetën në zona të pasigurta.

termetet ne santorini

Sondazh

Poll