Bota

Rrëzohet në Iran avioni ukrainas/ Asnjë i mbijetuar, vdesin 176 njerëz, Ambasada: Nuk është sulm terrorist, shkak defekti

8 Janar 2020, 06:41 Nga DOSJA
Rrëzohet në Iran avioni ukrainas/ Asnjë i mbijetuar, vdesin 176

Iran-Avioni Boeing “737”, i kompanisë “Ukranian Airlines” është rrëzuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Iran me 176 njerëz brenda. Rrëzimi ka ndodhur menjëherë pas ngritjes në fluturim nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran, ndërsa kishte si destinacionin Kievin.

Ky incident që solli kaq shumë viktima ka ndodhur përkatësisht në orën 02:42, vetëm një orë pas sulmit ndaj bazave amerikane nga Irani.

Mes 176 viktimave, 167 ishin pasagjer dhe 9 të tjerët ishin pjesë e 9 ekuipazhit, ndërsa po bëhet identifimi i të gjithë viktimave, ambasada ukrainase në Iran, ka deklaruar se shkak për rrëzimin e avionit është bërë defekti i një motori.

Ky konfirmim hedh poshtë mundësinë se tragjedia e 8 janarit në Iran të ketë lidhje me sulme terroriste, por mbetet e dyshimtë që kjo çështje erdhi si pasojë e tensioneve  Iran-SHBA.

Foto nga avioni i rrëzuar

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi i avionit, në tokë shihen një numër i lartë zjarresh.

J.V/A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur rrezimi i avionit ukrainas ne iran volodymyr zelensky 176 te vdekur rrezimi i avionit ukrainas ne iran volodymyr zelensky

Sondazh

Poll