Politike

Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet/ Drejtuesi i OECD-së: Shqipëria lidere në rajon, pika më e fortë dixhitalizimi!

Drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant, është shprehur se Shqipëria është vendi më i dedikuar në transformimin e sektorit publik. Ai shtoi se pika më e fortë është dixhitalizmi.

4 Shkurt 2025, 12:49 Nga B.Z
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet/ Drejtuesi i
Takimi

TIRANË - Këtë të martë u prezantuan gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA. Gjetjet e raportit dhanë një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, dhe sipas vlerësimit të SIGMA-s Shqipëria është lidere rajonal. 

I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, si dhe drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant. Virant, është shprehur se Shqipëria është vendi më i dedikuar në transformimin e sektorit publik. Ai shtoi se pika më e fortë është dixhitalizmi.

"Keni qenë vendi më i dedikuar. Nuk kemi bërë kompromis professional por kemi njohur atë cfarë është e mirë. Pika më e fortë, dixhitalizimi. Pika më e fortë është dixhitalizimi. Keni bërë progress të madh. Në mënyrë shumë inteligjente keni njohur rëndësinë e miratimit të elementëve kryesorë. Jeni shumë pranë  mesatares së BE për këtë pjesë të këtij indikatori.

Së dyti keni legjislacion solid. Pikëzimi juaj sa i takon legjislacionit është përafruar me 81% me BE. Pikëzim shumë i lartë.  Keni udhëheqje të fortë politke. Kjo tregon se po I kushtoni shumë vëmendje. Së treti Nëpunësit tuaj civil janë relativisht të kënaqur me punën e tyre.  86 % e tyre janë të kënaqur e të përkushtuar",- u shpreh Gregor Virant. 

Sondazh

Poll