Politike

Rikonsktruksioni i konvikteve në Qytet Studenti, Rama: Kushtet me standardet e BE-së! Në Paris dhe Londër rrinë 4 veta në dhomë, këtu rrinë vetëm 2

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se godinat e reja kanë kushte me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian. Ai shtoi së partia socialiste është në një pozicion ku ka besim të madh të njerëzve për të shpërblyer ndërsa shton se ka edhe gjëra për të përmirësuar.

3 Shkurt 2025, 13:23 Nga B.Z
Rikonsktruksioni i konvikteve në Qytet Studenti, Rama: Kushtet me
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin, Ogerta Manastirliu morën pjesë mesditën e sotme në ceremoninë e përurimit të konvikteve të reja në "Qytet Studenti". Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se godinat e reja kanë kushte me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian. Ai shtoi së partia socialiste është në një pozicion ku ka besim të madh të njerëzve për të shpërblyer ndërsa shton se ka edhe gjëra për të përmirësuar.

Rama: Ne vazhdojmë të punojmë, për të bërë çdo gjë që kemi premtuar. Natyrisht që gjërat, për ata që e dinë çdo të thotë t’i arrish gjërat me punë, gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë. Kërkojnë kohën e tyre dhe kërkojnë mundësi. Ky është një qytet i cili, në bastin e vet është trashëgimi e së shkuarës, dhe duhet t’i shërbejë të ardhmes, dhe duhet të ofrojë kushte optimale dhe më të mira se ato që kanë studentët e Bashkimit Evropian. Është ambicie, me mundësinë falë rritjes së ekonomisë dhe të të ardhurave, të bëjmë gjëra që i rrinë kohës për një kohë të gjatë. Në këtë qytet po ngrihet edhe Kolegji i Evropës. Ne jemi në një pozicion ku kemi besim të madh të njerëzve për të shpërblyer, por kemi edhe gjëra për t’u përmirësuar.

Rama më tej u shpreh se konviktet në Qytet Studenti do të qëndronte në kategorinë A në çdo vend të BE, pasi sipas tij në Paris e Londër janë nga 4 veta në dhomë ndërsa në konviktet e QS janë vetëm 2.

Edi Rama:  Ky konvikt këtu, që sapo pamë, është një konvikt, i cili në çdo vend të BE do të qëndronte me dinjitet në kategorinë A, jo në B. Se kudo ka A, B dhe C, ka A konvikte edhe në Paris e Londër, që janë 4 veta në një dhomë, por ka dhe konvikte që janë 2 veta në një dhomë. Këto konvikte kanë 2 veta në një dhomë. Ka konvikte edhe në vendet më të zhvilluara të BE ku dushet janë të përbashkëta për shumë njerëz, këtu çdo dhomë ka dushin e vet. Është një ambicie të bëjmë gjërat që i qëndrojnë kohës për në periudhë të gjatë, jo thjesht gjëra për sot e për nesër.

Sondazh

Poll