Politike

Pas Berishës as Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK/ Deputetja ndodhet në SHBA

Ditën e sotme as kreu i PD-së Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK sepse ndodhet në Gjermani me ftesë të CDU-së.

3 Shkurt 2025, 10:20 Nga I.A

 Pas Berishës as Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK/ Deputetja

Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme për masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'. Mësohet se Kryemadhi ka marrë leje nga SPAK, duke qenë se ndodhet në SHBA. 

Ditën e sotme as kreu i PD-së Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK sepse ndodhet në Gjermani me ftesë të CDU-së.

Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll