Politike

Këshilli i RTSH-së jep llogari në Komisionin e Medias/ Zhupa: Procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë rregullat

Kryetarja e Komisionit Ina Zhupa ka deklaruar në nisje të mbledhjes së Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk është i pavarur nga Kuvendi dhe duhet që t'i përgjigjet ligjit.

3 Shkurt 2025, 12:12 Nga I.A
Këshilli i RTSH-së jep llogari në Komisionin e Medias/ Zhupa:
Ina Zhupa

TIRANË- Komisioni i Medias po mban një seancë në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së. Kryetarja e Komisionit Ina Zhupa ka deklaruar në nisje të mbledhjes së Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk është i pavarur nga Kuvendi dhe duhet që t'i përgjigjet ligjit. Po ashtu Zhupa thekson se procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë plotësisht rregullat dhe të zgjidhet dikush që i shërben më mirë platformës së RTSH-së.

"Nuk jeni të pavarur nga ligji dhe Kuvendi. Jeni të zgjedhur nga Kuvendi dhe ndaj tij jepni llogari. Procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë rregullat dhe i shërben më mirë platformës së RTSH-së. E dini se deri më tani Komisioni nuk ju ka ndërhyrë në zgjedhje, por kriteret duhet të jenë të barabarta. Kriteret ose janë ose nuk janë”,  tha Zhupa.

rtsh ina zhupa

Sondazh

Poll