Politike

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve: Vota e Diasporës shqetësim, dua mobilizim më të madh

Mësohet se në fokus kjo mbledhje ka patur organizimin e brendshëm të PS-së për zgjedhjet e 11 majit si dhe votën e diasporës.  

3 Shkurt 2025, 11:05 Nga I.A
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve: Vota e Diasporës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë mavi. Mësohet se në fokus kjo mbledhje ka patur organizimin e brendshëm të PS-së për zgjedhjet e 11 majit si dhe votën e diasporës.  

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që Rama ka kërkuar nga drejtuesit mobilizim për votën e diasporës. Gjatë takimit Rama ka prekur dhe faktin që shumë emigrantë kanë refuzuar që të regjistrohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e majit. 

Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve. 

Gjatë konsultimeve që Begaj zhvilloi me krerët e partive politike, data 11 maj ishte propozuar edhe nga Partia Socialiste. Në konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie i cilësuan farsë konsultimet e thirrura nga presidenti, pasi sipas tyre, data ishte paracaktuar nga shumica qeverisëse.

edi rama zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll