Politike

Këshilli i RTSH-së jep llogari në Komisionin e Medias/ PS dhe PD në një qëndrim: Kupa me paligjshmëri është mbushur

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Median, Zhupa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë plotësisht rregullat dhe të zgjidhet dikush që i shërben më mirë platformës së RTSH-së.

3 Shkurt 2025, 12:20 Nga I.A
Këshilli i RTSH-së jep llogari në Komisionin e Medias/ PS dhe PD
Komisioni i Medias

TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Mediat, Ina Zhupa theksoi se Këshilli Drejtues i RTSH-së u mbush me procesin e fundit të garës për zgjedhjen e drejtorit të RTSH. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Median, Zhupa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë plotësisht rregullat dhe të zgjidhet dikush që i shërben më mirë platformës së RTSH-së.

“Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që i kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai. Gjithë kohën kam qenë koherente” tha Zhupa.

Ndërkohë që të njejtën qëndrim ka mbajtur dhe deputetja e PS-së Evis Kushi, e cila ka theksuar se ka shumë raste që drejt tyre kanë mbërritur kritika dhe denoncime në lidhje me këtë proces. 

“Vazhdimisht na kanë ardhur kritika, denoncime. Ne nuk duam tju paragjykojmë por na informoni çfarë ndodhi. Nuk është rrufe në qiell të hapur por në mënyrë të vazhdueshme por ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë. Por kam një pyetje të parë.  A ka një procedurë të miratuar nga ju për mënyrën si përzgjidhet drejtori i përgjithshëm i RTSH-së' tha Kushi.

ina zhupa evis kushi

Sondazh

Poll