Aktualitet

Tiranë/ I dënuar me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

3 Shkurt 2025, 11:12 Nga B.Z
Tiranë/ I dënuar me burg për prodhim dhe shitje të
Foto ilustruese

TIRANË - Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Tiranë. Policia bën me dije se 32-vjeçari, Fatjon Mersini ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ai është arrestuar dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 1”.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar në kërkim, i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për dy vepra penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Catch 1”.

Si rezultat i operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim tirane

Sondazh

Poll