Aktualitet

Aksident në Gramsh, përplasen dy automjete, humb jetën një person

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njrëra-tjetrën ku si pasojë ka humbur jetën një 50-vjeçar dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

3 Shkurt 2025, 09:14 Nga E. D

Aksident në Gramsh, përplasen dy automjete, humb jetën një

GRAMSH- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Qerret në Gramsh. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njrëra-tjetrën ku si pasojë ka humbur jetën një 50-vjeçar dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Dy te plagosurit po transportohen për në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu policia po shkon drejtë vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Gramsh/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në aksin rrugor "Gramsh-Cërrik", automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident ne gramsh

Sondazh

Poll