Aktualitet

Vranë me breshëri plumbash Ramazan Matajn në Shkodër, Gjyaka e Apelit lë në burg dy vëllezërit Hasaj

Nga hetimet e prokurorisë ka ka qënë Arjon Hasaj ai i cili ka qëlluar mbi viktimën, ndërsa vëllai i tij Klisman Hasaj ka ndihmuar në fshehjen e armës.

3 Shkurt 2025, 11:00 Nga B.Z
Vranë me breshëri plumbash Ramazan Matajn në Shkodër, Gjyaka
Ramaza Mataj

SHKODËR - Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në arrest me burg dy vëllezërit Klisman dhe Arjon Hasaj pasi akuzohen për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje e ndodhur më 5 janar. Nga hetimet e prokurorisë ka ka qënë Arjon Hasaj ai i cili ka qëlluar mbi viktimën, ndërsa vëllai i tij Klisman Hasaj ka ndihmuar në fshehjen e armës.

Arjon Hasaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa, Klisman Hasaj, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi:

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 05.01.2025, rreth orës 07:15 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është marrë njoftim se, në fshatin Dragoç, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, është një person i vrarë dhe gjendet në një tip Benz. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale A. H dhe K. A.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

– personit nën hetim me iniciale A. H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.
– personit nën hetim me iniciale K. H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 80, 278 dhe 301 të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 32 (47), datë 10.01.2025, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. H, i kryer nga ana e policisë gjyqësore ne datë 07.01.2025, ora 13:00, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” të parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.
-Caktimin ndaj personit nën hetim A. H, masën e sigurimit personal ‘arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. H, i kryer nga ana e policisë gjyqësore ne datë 07.01.2025, ora 13:00, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal
-Caktimin ndaj personit nën hetim K. H, masën e sigurimit personal ‘arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim me iniciale K. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Fatri Islamaj, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 32 (47), datë 10.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i Ramazan Matajt u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamert e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qrnë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime.

Sondazh

Poll