3 Shkurt 2025, 09:04
Nga B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Policia në Vlorë ka shpallur në kërkim dy vajza njëra nga Ukraina dhe tjetra nga Rusia pasi akuzohen se shfrytëzonin vajza (ukrainase) për protitucion në Shqipëri.
Mësohet se në kërkim janë shpallur Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën përdornin një apartament në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë
Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, shpallen në kërkim dy shtetase ruse dhe ukrainase.
Përdornin një apartament në lagjen “24 Maji” për këtë aktivitet të paligjshëm, procedohen penalisht edhe dy shtetaset e huaja që ushtronin prostitucionin.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të të cilit u shpallën në kërkim shtetaset:
* Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë;
* K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi.
Këto shtetase dyshohen se përdornin një apartament në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
vlor policia
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 08:28
Foto ilustruese
TIRANË - Në një ceremoni zyrtare në Abu Dhabi në prill 2024, ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, n&...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 07:10
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Me disa muaj vonesë, Integrated Energy BV SPV, kompania që ka koncesion inceneratorin e Tiranës ka dorëzu...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 07:05
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrusheshme. Do të vijoj&eum...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 22:38
N.F
Itali
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi akuzohe...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 22:30
N.F
Gjirokastër
GJIROKASTËR- Sektori i turizmit po përmirëson ekonominë lokale të dhjetëra familjeve në Gjirokastë...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 21:43
N.F
KËLCYRË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Përmet-Këlcyrë. Mësohet se ...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 21:33
N.F
Paratë dhe droga e sekuestruar
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar. Arrestimi ...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 21:16
N.F
Pellumb Gjoka
TIRANË- Biznesmeni i arrestuar për dosjen “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka pas humbjes së procesit në G...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 21:01
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, mungesa e menaxhimit të plotë të mbeturinave urbane nga njësitë vendore mbet...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 19:46
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një tërmet me mganitudë 4.3 ballë ka rënë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet ...